Bravo: Ja pse kalova te Man City

Bravo: Ja pse kalova te Man City

Transferi i ri i Manchester Cityt, Claudio Bravo ka zbuluar arsyen e kalimit të tij te skuadra nga Etihad Stadium.

Portieri u largua nga Barcelona për 17 milionë funte, ndërsa shton se arsyeja e këtij largimi ishte dëshira e madhe e tij për të punuar me Pep Guardiolan.

“Nuk ishte e lehtë të largohesha nga Barcelona, ku kam kaluar dy sezone fantastike. Por, mundësia për të punuar me Pep Guardiolan ishte shumë e mirë dhe nuk mund të refuzohej”, deklaroi 33-vjeçari. /Periskopi.com

Shpërndaje në: