Ylli i Man United trajnon në të nxehtin e madh veror (Video)
Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford ka filluar përgatitjet për sezonin e ri.
Edhe pse fillimi i turit para sezonal është disa javë larg, Rashford nuk ka humbur kohë dhe ka filluar ta vë trupin e tij në formë, transmeton Periskopi.
Ai testoi shkathtësitë e tij në një fushë volejbolli në qytetin e Portland.
Disa pamje nga stërvitja i postoi në profilin e tij në Instagram.



