Mposhtet keq Prishtina, e nis keq aventurën evropiane (Video)
FC Prishtina është mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0, në ballafaqimin e tyre me skuadrën suedeze të Norrkoping.
Gjithçka sa i përket fituesit u caktua në pjesën e parë, ku vendasit krijuan epërsi prej pesë golave, transmeton Periskopi.
Në pjesën e dytë Prishtina ishte më kompakte dhe nuk pësoi më ndonjë gol.
Skuadra kosovare do ta ketë shumë të vështirë kualifikimin në raundin tjetër, por gjithçka mund të ndodh në ndeshjen kthyese, e cila zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari”, në Mitrovicë, më 6 korrik. /Periskopi



