Ronaldo lojtar i vitit në Evropë
Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit në Evropë.
Ky çmim iu nda portugezit para pak çastesh.
31-vjeçari arriti të fitonte Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe Kampionatin Europian me Portugalinë gjatë këtij viti.
Kjo është hera e dytë që Ronaldo e fiton këtë çmim, ndërsa të parin e kishte fituar në vitin 2014. /Periskopi.com



