Dorëzohet Arsenali, heq dorë nga Mbappe

Dorëzohet Arsenali, heq dorë nga Mbappe

Klubi londinez është tërhequr nga gara për të transferuar talentin francez.

Kylian Mbappe përfundon jashtë listës së prioriteteve të Arsenalit, për transferim në Emirates gjatë këtij afati kalimtar.Ndonëse deri pak ditë më parë, talenti 18-vjeçar i Monacos pëlqehej shumë nga Arsene Wenger, shifra e madhe që kërkojnë kampionët e Francës për të ka bërë që ‘Topçinjtë’ të heqin dorë nga Sulmuesi.  Siç shkruan Mail Online, tani Arsenali do të fokusohet tek dyshja Alexandre Lacazette dhe Thomas Lemar të cilët do të tentojë t’i transferojë në Angli, gjatë kësaj vere.

Shpërndaje në: