Policia jep detaje për vrasjen në Deçan
Sejdi Dobraj, komandant i Policisë së Kosovës – Stacioni në Deçan ka folur për Koha.net nga vendi i ngjarjes.
Ai ka thënë se rasti ka ndodhur pas një zënke, që si duket deri tash ka lidhje me autobusë, por që është e ulët, transmeton Koha.net. Ai ka konfirmuar se ka një të arrestuar.
Vrasjen sipas Dobrajt e kanë kryer babë e bir.
“Unë flas nga vendi i ngjarjes. Zënka mes personave të një familje Lushaj dhe tjetrës Ramaj ka rezultuar me dy të vrarë. Një person është arrestuar kurse tjetri është në arrati. Deri tash sa kemi marrë vesh bëhet fjalë se zënka ka filluar për një xham autobusi, që ka qenë banale”, ka thënë Dobra



