I propozoi martesë me ndihmën e helikopterit dhe kombajnës (Foto)
Shyam Thakrar nga Londra ka vendosur t’i propozojë për martesë Sara Dhokia, në një mënyrë shumë të veçantë.
Burri i njohur si Sam, i ka kërkuar një fermeri që të shkruaj në fushën e mbjellë me grurë: “E dashur Sara, a martohesh me mua”, transmeton Telegrafi.
Pasi është siguruar që mesazhi të jetë i qartë, 27-vjeçari e ka marrë të dashurën, për një ‘shëtitje të qetë me helikopter’.
“Ajo tha po” ka shkruar ai, përbri fotografisë ku shfaqet edhe mbishkrimi gjigant.
“Propozimi me traktor dhe helikopter, që doli të jetë i suksesshëm” është një koment për çiftin e ri. /Telegrafi/






