Zbulohet dashuria e parë e Çiljeta Xhilagës, nuk do ta besoni se kush ishte ai mashkull…!

Zbulohet dashuria e parë e Çiljeta Xhilagës, nuk do ta besoni se kush ishte ai mashkull…!

Me natyrën  e saj të hapur dhe krejt natyrshëm, Çiljeta i ka ndarë shpesh emocionet personale me publikun, madje edhe dashuritë, të mëdha dhe më pak të tilla, i ka rrëfyer pa drojë.

Por sot, e ftuar te “Rudina” në Tv Klan, çili është gjendur pak e papërgatitur kur moderatorja e programit i tha se kanë zbuluar cila ka qenë dashuria e parë e madhe e Çilit:

“Do ta shohim pas pak… se po më shikon çuditshëm” – i tha Rudina me të qeshur pasi lamëroi se “më në fund” do ta mësonte edhe publiku cila ka qenë dashuria e parë e këngëtares së njohur.

Image

 

Dhe pas pak në ekran u shfaq inserti me një kolazh këngësh nga Ricky Martin. E lehtësuar, çili filloi të qeshë me të madhe dhe tha se është e vërtetë që Ricky Martin jo e ka dashuruar, po e ka adhuruar në adoleshencë.

Bëhej xheloze për çdo vajzë që shikonte afër tij, mësonte çdo informacion të ri, këndonte çdo këngë të tij, ndiqte çdo vit Festivalbar-et ku ai merrte pjesë:

“Jo e dashuroja, por e adhuroja. Bëhesha xheloze për çdo vajzë që e shoqëronte në skenë dhe çdo fanse të tij.

Mbaj mend që dy kushërinj të mi që jetonin në Gjermani m’i sillnin revistat që andej, flija me revistat e Ricky-t.

Madje, edhe sot e kësaj dite i kam ato kutitë e çokollatave “Dolci”, në të cilat kam vendosur një foto të Ricky-t dhe një timen… Edhe të dashurën e parë të tij e mbaj mend, e kishte emrin Rebeka…” – tregon çili duke qeshur.

Sot, shumë vite më vonë, kur Ricky vazhdon të këndojë po njëlloj, për çilin është shuar ai fiksim i adoleshencës së hershme.

Për më tepër, Ricky prej vitesh ka treguar edhe prirje të tjera seksuale: “Pastaj më vonë u rrita, nuk kisha më interes…” – tha Çili.

Shpërndaje në: