“Bomba” e verës vjen nga Arsenali, gati të thyej rekord në transferime (Foto)
Arsenali janë afër thyerjes së rekordit të klubit në tregun e transferimeve.
Skuadra nga Londra, raportohet të jetë afër mbylljes së transferimit të Alexandre Lacazette nga Lyon.
Gazetari i njohur i ‘BBC’, dhe njohës i mirë i çështjeve të transferimeve, David Ornestien, raporton se bisedimet mes Arsenalit dhe Lyon për sulmuesin Lacazette, janë duke vazhduar.

Ai bën të ditur se rezultati i këtyre bisedimeve është thyerja e rekordit të transferimeve nga Arsenal, që do t’i ofrojë 55 milionë euro Lyonit për sulmuesin 26 vjeçar.



