Gena rrëfen arsyen pse u nda nga bashkëshortja (FOTO)
Si rrallëherë më parë, këngëtari famshëm korçar Gena është shprehur mbi jetën e tij private.
Martesa e tij e parë me nënën e dy vajzave të tij ka përfunduar shumë vite më parë dhe i pyetur për marrëdhënien që ai ka me të sot, Gena përgjigjet:
“Raportet me gruan e parë i kam thjesht për të takuar kalamajtë. Janë raporte që duhet të jenë kështu sepse janë fëmijët në mes.”
Sakaq për gruan e tij të dytë, Lorenën, me të cilën Gena ka një marrëdhënie 10-vjeçare, ai shprehet se ajo është shumë e kuptueshme dhe është krahu i tij i djathtë.




