Zyrtare: Portieri Caballero i bashkohet Chelseat
35-vjeçari u transferua në Angli verën e vitit 2014 nga Malaga dhe bëri 26 paraqitje te City nën udhëheqjen e Pep Guardiolas sezonin e kaluar.
Ai do të shfrytëzohet si një zëvendësues i Thibaut Courtois në Chelsea, i cili shiti portierin sekondar Asmir Begovic te Bournemouthi gjatë muajit maj.
“Jam shumë i kënaqur me transferimin te Chelsea, kampioni i Anglisë. Nuk mund të pres takimin me djelmoshat dhe që t’i ndihmojë klubit të arrijë më shumë sukses gjatë sezonit të ardhshëm”, tha Caballero për faqen zyrtare të klubit.
Welcome to Chelsea, Willy Caballero! https://t.co/GGFudYqdu3
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 1, 2017



