Guardiola: Përballja me Barcën, e veçantë
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur rreth përballjes me ish-skuadrën e tij, Barcelonën.
Dy klubet rastisën të qëllojnë në të njëjtin grup në Ligën e Kampionëve, strategu katalan thotë se rikthimi në Barcelonë do të jetë i veçantë.
“Unë nuk mund ta mohoj se rikthimi në Barcelonë është diçka e veçantë. Unë jam rritur atje dhe kam kaluar shumicën e jetës atje”, deklaroi Gurdiola.
“Unë i njoh njerëzit atje, klubin, mediat dhe shumicën e lojtarëve. Emocionet janë atje”. /Periskopi.com



