Perez, transfer i madh
Eksperti spanjoll i futbollit, Guillem Balague thotë se transferimi i Lucas Perez te Arsenali është një nënshkrim i madh.
Spanjolli me gjasë do të zyrtarizohet brenda orëve të ardhshme si lojtar i gjigandit anglez bashkë me shqiptarin e Valencias, Shkodran Mustafi.
“Dikush që shënon 17 gola në La Liga duhet të konsiderohet si një nënshkrim i madh”, deklaroi Balague.
“Ai është i shpejtë, ka goditje të fuqishme me të majtën dhe është lojtar i zgjuar”, shtoi ai. /Periskopi.com



