Mbappe zbulon të ardhmen, nuk është më “lojtar” i Monacos (Foto)
Sulmuesi francez, Kylian Mbappe ka shtuar zërat edhe më shumë për një largim të tij me këtë veprim që e ka bërë.
Mbappe është emri më i përfolur në këtë afat kalimtar të verës.
18 vjeçari është duke u kërkuar nga gjithë Evropa, ka rritur spekulimet me veprimin e fundit të bërë në Tëitter.
Në pjesën e biografisë në Twitter, Mbappe ka larguar pjesën ku konfirmonte se është lojtar i Monacos.
Real Madrid dhe Arsenali janë dy skuadrat më të interesuarat për shërbime e tij./Periskopi/




