Pas dasmës drejt e në Barcelonë, Messi gati ta kryej detyrën e dytë

Pas dasmës drejt e në Barcelonë, Messi gati ta kryej detyrën e dytë

Pas martesës me Antonella Rocuzzo, hapi tjetër i Messit do të jetë rinovimi i kontratës me Barcelonën.

Futbollisti argjentinas do të marrë një fluturim këtë të shtune drejt qytetit të Barcelonës për ta mbyllur këtë çështje, shkruan ‘AS’

Synimi i Messit është që të qëndërojë në klub edhe për disa vite dhe të heq dilemat.

Pas nënshkrimit të kontratës, Messi gjithashtu do të ketë edhe disa ditë të lirë për të pushuar me gruan dhe familjen e tij.

Fillimi i sezonit të ardhshëm ëshë mjaft i ngjeshur paraprakisht me turneun në SHBA dhe angazhimet e lojërave miqësorë në Madrid dhe Super Kupa e Spanjës, kështuqë Messi dëshiron të arrijë në formë të plotë dhe detyra të kryera. Martesën e ka kryer, tani vjen rinovimi.

Shpërndaje në: