Do të jem i drejtë me Hart
Pep Guardiola ka premtuar se do të tregohet i drejtë me portierin Joe Hart, nëse ky i fundit vendosë të mbetet pjesë e ‘qytetarëve’ edhe në këtë sezon.
Anglezi ka shumë gjasë të largohet nga Etihad Stadium brenda pak ditësh, pasi transferimi i Claudo Bravo nga Barcelona është parë si hapje e derës së largimit për Hart.
“Ne duam më të mirën për Hard. Klubi do ta ndihmojë atë për të gjetur alternativat më të mira dhe ne do ta trajtojmë atë si të gjithë”, deklaroi Guardiola.
“Nëse ai vendosë të qëndrojë, unë do të jem i drejtë me të”. /Periskopi.com



