Mayweather-McGregor, ja sa milionë duhet të paguajë sponsori kryesor!
Për të qenë sponsori kryesor i eventit të madh të boksit mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor duhet të paguash 10 milionë dollarë. Kështu ka deklaruar sot Darren Rovell, një nga organizatorët e këtij dueli të madh në sportin e boksit, që do të organizohet më 26 gusht në Las Vegas.
“Kjo shumë është 2 herë më e madhe se ajo e paguar për “sfidën e shekullit” në boks mes Mayëeather dhe Pacquiao (5,6 milionë dollarë), në maj të 2015-ës. Por për një përballje të tillë kjo shumë ia vlen të paguhet”, ka thënë Rovell.

Organizatorët e duelit kanë thënë se kompania që do të paguajë këtë shumë do t’i vendoset emri në mesin e ringut në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit, në vajzat shoqëruese të boksierëve gjatë daljeve që ata do të bëjnë në media dhe në ring gjatë duelit, në dy nga litarët e ringut, në dy nga këndet e ringut (jo aty ku qëndrojnë boksierët) etj.
Ndërsa në dy këndet ku do të qëndrojnë boksierët do t’u jepet hapësirë sponsorizimi firmave të tjera që duan të sponsorizojnë, por përfitimet që mund të vijnë më pas mund të jenë disa herë më të mëdha. /telesport/



