Opozita vazhdon nesër konsultimet
Partitë opozitare do të mblidhen nesër për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm, pavarësisht ngjarjeve të fundit. Kështu ka thënë për Gazetën Blic, deputeti i Nismës për Kosovën Zafir Berisha, i cili ka bërë të ditur, se së shpejti do të vendoset edhe për datën e protestës.
“Nesër vazhdojnë konsultimet e opozitës së bashkur, për t’i bashkërendur aktivitetet e veta dhe shumë shpejt do të dihet edhe data e vazhdimit të rezistencës kundër kësaj qeverie”, është shprehur Berisha.
Lidhur me mospajtimet e para disa ditëve në mes partive opozitare, Berisha ka thënë se kjo ndodh ngase secila parti e ruan “subjektivitetin” e vet. Mirëpo, siç është shprehur ai, ky bllok i bashkuar, si emërues të përbashkët i ka zgjedhjet e parakohshme.
“Opozita e bashkuar siç e dini nuk është një subjekt politik, por janë disa parti dhe ne jemi bashkuar për ta luftuar qeverinë antikushtetuese. Partitë e rujanë subjektivitetin e vet, prandaj ka edhe nuanca të ndryshme për çeshtje të ndryshme, por që objektiv i fuqishëm i përbashkët, është shkurja në zgjedhje të parakohshme”, ka përfunduar Zafir Berisha.
Ndryshe, para pak ditësh, pas një takimi që mbajtën liderët e tri partive opozitare, morën vendim që ta shtyejnë protestën, e cila parashihej të mbahej për datën 26 mars



