“Çartet” Blunt për viewsat e blera, mos u shtyni me Jay Z-në (Foto)
Dj Blunt është mllefosur keq me kolegët e tij të estradës.
E kjo me sa duket për shkak të shikimeve të blera në kanalin Youtube, shkruan Indeksonline.
Ai përmes disa fotografive në Instastory ka shfaqur pakënaqësit e tij, duke kaluar kështu edhe me sharje.
Sipas tij ai është i kënaqur me suksesin e këngës “Do you love me”, dhe se ende nuk është kompleksuar sa për tu shtyrë me Jay Z.




