I mbajti 9 vjet gërshërët në bark, u dëmshpërblye me 10 mijë euro (Foto)
Spitali i Klinikës Universitare në Mostar, do të duhet t’i paguajë dëmshpërblim personit me iniciale A.R 41-vjeçar, prej 10 mijë eurosh, duke përfshirë kamatat dhe harxhimet gjyqësore.
E gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e një gabimi të mjekëve, gjatë operacionit që është bërë në vitin 2003.
Gjyqi ka marrë këtë vendim, sepse paditësi për 9 vjet ka mbajtur në bark gërshërët medicinale që mjekët ia kanë harruar brenda, si pasojë e papërgjegjësisë.
Kur pacienti është ankuar për dhimbje, ata e kanë shëtitur nga njëri mjek te tjetri, por dhimbjet nuk janë ndalur.
“Shumë shpesh kam pasur dhimbje në bark, prej të cilave edhe jam shtrirë në spital. Për herë të parë dhimbje të mëdha kam pasur një vit e gjysmë mbas operacionit të parë, ku the jam hospitalizuar. Mirëpo, atëherë më kanë thënë që kam inflamacion pankreatik. Më kanë kuruar atëherë duke menduar që e kam atë problem, dhe dhimbjet më janë ndalur. Por për 9 vite rresht, çdo orë kam pasur probleme me barkun. Më ka ndodhur të më dhemb edhe kur jam prekur. Mirëpo, në asnjë kontroll nuk i kanë parë gërshërët, edhe pse në ultrazë gjithçka shihet”, ka thënë pacienti.
Shkaku i dhimbjeve dhe mundimeve të tij është zbuluar tek në nëntor të vitit 2012, në një kontroll ku nuk ka pasur asnjë lidhje me pjesën e barkut.
“Vazhdimisht jam kollitur. Në fund kam shkuar t’i incizoja mushkëritë, dhe në ato momente përjetova një shok të vërtetë. Në incizim dukeshin gërshërët me gjatësi 12 centimetërshe! Gërshërë të cilat gjatë operacionit përdoren për të mbajtur pambukun për ndaljen e gjakderdhjes, mendoj që i quajnë “pean”. Ato ma kanë ngritur njërën mushkri më nalt se tjetrën, i ka ushtrua presion ku dhe më kanë shkaktuar kollitje të vazhdueshme”, ka thënë viktima me iniciale A.R.
Mbas kontrollimit detaj, mjekët kanë ardhur në përfundim se njëra mushkëri i është zbardhuar nga presioni, ndërsa në incizim e kanë parë që gërshërët gjendeshin në zorrën e trashë.
Përgjatë 9 viteve, gërshërët kanë udhëtuar në zorrën e hollë fillimisht, pastaj kanë kaluar në zorrën e trashë ku dhe kanë ngecur.
E gjithë kjo ka shkaktuar dhimbje të mëdha, dhimbje të cilat me meni janë duruar.
Gërshërët janë larguar me një operacion tjetër, mirëpo ato kanë lënë pasoja duke ia ulur aftësitë fizike për 25%.




