Chelsea dëshiron transferimin e mbrojtësit të Real Madridit (Foto)
Chelsea i është bashkuar Juventusit si skuadër e interesuar për mbrojtësin brazilian të Real Madridit, Danilo.
Sipas Marcas, Real Madridi është i gatshëm ta shesë mbrojtësin e djathtë, nëse pranon një ofertë prej 35 milionë eurove, transmeton Periskopi.

Danilo shihet si zëvendësues potencial i Dani Alves, pasi ky i fundit u largua nga Juventusi.
Por disa raporte sygjerojnë se braziliani është i gatshëm të qëndrojë në Santiago Bernabeu dhe të luftojë për vendin e startuesit. /Periskopi



