Manchester United lanson fanelat e reja për sezonin 2017/18 (Foto)
Klubi i Manchester united ka lansuar fanelat e reja që do t’i bartë në ndeshjet si vendas gjatë sezonit të ardhshëm.
Fanelat janë të dizajnuara nga Adidas, ndërsa për herë të parë do të vishen në ndeshjen para-sezonale të United më 25 korrik, transmeton Periskopi.
Adidas është duke shitur versionin ‘authentic’ të fanelës së United për 89.95 funta, ndërsa replikën për 64.95 funta. /Periskopi










