Wenger: Nuk transferoj nga paniku

Wenger: Nuk transferoj nga paniku

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka lënë të kuptohet se nuk kërkon transferime nga klubi për shkak të panikut.

‘Topçinjtë’ po kalojnë një periudhë të vështirë në sezonin e ri, ku pas dy ndeshjesh të zhvilluara kanë marrë vetëm një pikë.

“Shikoni fytyrën time. A dukem si dikush që transferon lojtarë nga paniku?, tha Wenger.

“Jam i lumtur, kur mbështetësit tanë janë të lumtur, por fokusi im është përforcimi i skuadrës në mënyrë të drejtë”.

“Nëse ju shikoni sezonin e kaluar, nuk është i pari domosdoshmërisht klubi që blen më së shumti”, përfundoi francezi. /Periskopi.com

Shpërndaje në: