Jurgen Klopp po shfrytëzon maksimalisht temperaturat e larta, shijon plazhet e Ibizas (Foto)
Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka vendosur që të relaksohet në Ibiza, duke veshur një kapelë ekstravagante.
Menaxheri gjerman është parë në plazhet e Ibizas, ku gjendet së bashku me familjen e tij, transmeton Periskopi.
Ai u pa derisa i afroheshin tifozë të ndryshëm për të shkrepur fotografi afër tij.
Pushimi i tij do të përfundojë së shpejti, pasi koha për përgatitjet para-sezonale po afrohet shpejt për klubin e Liverpool. /Periskopi










