Messi vazhdon kontratën e re pas muajit të mjaltit
E ardhmja e Lionel Messit do të vazhdojë të jetë te Barcelona dhe sipas asaj që shkruan Goal, lojtari ka pranuar edhe vazhdimin e kontratës.Aktualisht Messi është në muajin e mjaltit dhe posa të kthehet në Barcelonë, do të ulet me drejtuesit e klubit për të vazhduar bashkëpunimin, transmeton KosovaPress. Çështja e kontratës së Messit është diskutuar shumë këtë vit, pasi ai ka kontratë me katalanasit vetëm deri në verën e vitit 2018.Edhe mediat në Spanjë e japin si të sigurt vendimin e Messit për të vazhduar me Barçën, të paktën deri në vitin 2022. /KosovaPress/



