Vdes në moshën 33-vjeçare aktorja dhe ylli i internetit (FOTO)

Vdes në moshën 33-vjeçare aktorja dhe ylli i internetit (FOTO)

Stevie Ryan, aktorja dhe komikja e cila fitoi famë me imitimin e të famshmëve në YouTube, ka vdekur.

Ajo ishte vetëm 33-vjeçare.

Zëdhënësi i mjekut ligjor të Los Angeles, Ed Winter, ka thënë se Ryan vdiq të shtunën në shtëpinë e vet në Los Angeles. Ai ka thënë se pas një autopsie është gjetur se ajo kishte bërë vetëvrasje.

Ryan fitoi famë në YouTube me imitimin e të famshmëve, përfshirë Justin Bieber, Kim Kardashian dhe Amy Winehouse.

Shpërndaje në: