Cristiano Ronaldo poston një fotografi me përshkrim të çuditshëm (Foto)
Cristiano Ronaldo ka postuar në Instagram një fotografi, ku shihet ai me ish mesfushorin e Sheffield Wednesday, Jose Semedo.
Cristiano ka ngjallur reagime pasi fotografinë e postuar e shoqëroi me përshkrimin: ‘Çokolada e bardhë dhe e zezë’, transmeton Periskopi.

Shumë përdorues menduan se përshkrimi ishte racist.
Sidoqoftë, një numër i madh i përdoruesve të tjerë shkruajtën se postimi nuk kishte asgjë raciste. /Periskopi



