Supermeçi i boksit, legjenda Mayweather përgatitet në mënyrë të jashtëzakonshme (Foto)
Legjenda e boksit, Floyd Mayweather ka postuar disa fotografi të tij ku shihet duke përdorur Krioterapi, para duelit me Conor McGregor.
Dueli i shumë pritur do të mbahet më 26 gusht, transmeton Periskopi.
Amerikani po kthehet nga pensioni në moshën 40 vjeçare. vetëm për t’u ndeshur me irlandezin.
Meçi pritet të gjenerojë një shumë rekord të ardhurash, deri në 1 miliard.







