Prezantuesja e njohur shqiptare demaskon Kim Kardashian (Foto)
Epo, ndodh që edhe yjet e showbiz-it botëror të gabojnë… Herë me dashje, e herë pa qëllim, vajzat e famshme komentohen shpesh në faqet gossip për “gabimet” e tyre në look dhe kopjimet në veshje.
Por këtë herë, ajo që ka demaskuar një nga femrat më të lakmjuara në botë është Einxhel Shkira.
Prezantuesja ka vënë në dukje faktin se showgirl-i Kim Kardashian është veshur njëlloj si ajo, me flamurin amerikan.
“Më fal Kim Kardashian, por unë e bëra e para”, shkruan Einxhel përkrah fotos së bukuroshes amerikane.
Sigurisht, e gjitha është një shaka e prezantueses, e ndoshta edhe një ironi e saj për femrat që akuzojnë për “vjedhje”.







