Kur Genta Ismajli “e kallë” nejën me tupan (Foto)
Që nga kënga “Squat baby” të cilën e solli në bashkëpunim me MUMA-n në tetor të vitit 2016, Genta Ismajli nuk ka sjellë ndonjë risi, shkruan Indeksonline.
E kjo nuk shihet se po i pengon asaj, meqë sallat e mbrëmjeve rinore ku Genta po i këndon këngët e veta janë të mbushur me të rinjë.
Genta hiç më larg se dje ka qëndruar në Pejë, ku nga fotografitë e publikuara të këngëtares shihet atmosfera e zjarrtë e krijuar me hitet e saja të mëparshme.
Për t`ia shtuar lezetin asaj mbrëmje, Genta kishte sjellë edhe një tupanxhi. E me këtë instrument sigurisht që vallëzimi nuk do të ketë munguar, sidomos jo nga Genta e cila njihet për energjinë e saj në skenë, shkruan Indeksonline.
Mbetet të shihet nëse ajo këtë verë do të dalë me videoklip të “nxehtë” ashtu siç ka vepruar gjithmonë.





