Zbulohet letra që 2Pac kishte shkruar në burg, tregon pse u nda nga Madonna (Foto)
Reperi amerikan ka vite që është ndarë prej jetës, por vazhdon të jenë temë e medieve rozë marrëdhëniet me yjet botërore.
Tupac Shkakur dhe Madonna kanë qenë në lidhje për një kohë dhe ishte cilësuar si romanca e vitit.
Tupac, sipas revistës amerikane TMZ, ndërpreu marrëdhenien e tij me Madonna për shkak se ajo ishte e bardhë.
Reperi e hapi zemrën e tij në një letër që i shkroi këngëtares gjatë kohës që ai ishte në burg, transmeton Periskopi.
Tupac shkruan: ” “Karriera jote nuk do të ishte në rrezik nëse do të dilje me një njeri me ngjyrë, por do të bënte të dukeshe si njeri i hapur dhe do dhuroje emocione”.
Legjenda pastaj rrëfen: ” Por për perceptimin e imazhit tim, ndjeva se nuk mund të lë gjysmën e njerëzve që më bënë ky që jam për ty. Nuk kam dashur kurrë të të lëndoj” /Periskopi/






