Më 11 korrik, premiera e Audi A8

Më 11 korrik, premiera e Audi A8
Audi ka publikuar edhe një foto “teaser” të limuzinës së saj të ardhshme, në prag të premierës së caktuar për datën 11 korrik.

Modeli i ri A8, i cili ndër tjerash do të ketë sistem të inteligjencës së pezullimit dhe teknologjinë e auto-pilotit për shpejtësi deri në 60 km në orë, do të prezantohet solemnisht në Barcelonë, të martën e ardhshme.

Elementet e dizajnit të jashtëm janë huazuar nga koncepti i Prologue të Audi, ndërsa automobili do të jetë i pajisur edhe me sistemin e motorit elektro-hibrid, i cili punon në 48 V.

Siç thonë në prodhuesin gjerman, duke iu falënderuar këtij motori shpenzimet mesatare të karburanteve do të zvogëlohen deri në 0,7 l/100 km.

Blerësit do të kenë në dispozicion edhe sisteme të shumta moderne, në mesin e të cilave është edhe teknologjia për parkim automatik në distancë të veturës – Remote Parking, transmeton KosovaPress.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Dita e dytë e negociatave SHBA-Ukrainë pas pesë orësh diskutime në Berlin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe të dërguar amerikanë kanë zhvilluar negociata më shumë se pesë…

Muriqi në top-treshe të La Ligas, lë prapa emra të mëdhenj

Vedat Muriqi vazhdon të jetë njëri prej tre golashënuesve më të mirë të La Ligas.…

“Odat me armë” – Peci: Kurti e gjeti gati ushtrinë, ka pak respekt për shtetndërtimin

Ish-ambasadori Lulzim Peci, drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), i…

Vdekja misterioze e argjentinases në Fushë Kosovë, prindërit e saj dëshmojnë para Gjykatës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot po vazhdon seanca gjyqësore…

Forbes publikon emrat e 100 grave më të fuqishme në botë për vitin 2025

Revista Forbes ka publikuar listën e saj të 100 grave më të fuqishme në botë…

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi i dyshuar…

Rama: Në Prishtinë duhet bashkëpunimi i ndërsjellë me nivelin qendror

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka uruar që bashkëpunimi mes komunës dhe nivelit qendror të…