VV: Isa Mustafa pakurrizor, LDK -ja nën sqetullat e PDK-së dhe SHIK-ut
Lëvizja Vetëvendosje i është kundërpërgjigjur reagimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi deputeti Driton Çaushi, i përmendi Isa Mustafës 70 dosjet që tash e sa kohë i ka në Prokurori, derisa ky subjekt pjesë e koalicionit qeverisës po rri i heshtu karshi aferës “Pronto 2”.
Vetëvendosje konsideron se LDK me një kryetar pakurrizor, e tradhtoi elektoratin e saj duke i hyrë nën sqetull PDK-së dhe SHIK-ut,vazhdon të përtypë shpifje e broçkulla të ndryshme dhe merr mund të flas për perspektivën evropiane dhe miqësinë e Kosovës me ndërkombëtarët dhe sipas tyre ata nuk thanë asnjë fjalë kur Hashim Thaçi është tallur me po këta.
Në një komunikatë për media të lëshuar nga VV-ja, thuhet se LDK-ja që e mori në mbrojtje Adem Grabovcin për punësimet e jashtëligjshme, tani është shërbyer me listën e PDK-së për “punësimet” e Shpend Ahmetit, të cilën e përgënjeshtruan vetë eksponentë të kësaj të fundit.
Sipas tyre në Komunën e Prishtinës dhe në borde të ndërmarrjeve vazhdojnë punën familjarë të zyrtarëve të LDK-së dhe militantët e saj, të punësuar gjatë qeverisjes 14 vjeçare të LDK-së dhe sipas tyre Klanit të Hamitëve.
Vetëvendosje cilëson se LDK e kaluar në njërën anë nga Hashim Thaçi e në anën tjetër nga Kadri Veseli, të prirë nga degraduesi i Prishtinës, Isa Mustafa, po ecë sigurt drejt humnerës.



