“Rugovasit” marrin përsipër sulmin ndaj shtëpisë së Shalës, e kërcënojnë me jetë

“Rugovasit” marrin përsipër sulmin ndaj shtëpisë së Shalës, e kërcënojnë me jetë

 

Kryersitë e sulmit të mbrëmshëm në shtëpinë e drejtorit të RTK-së, Mentor Shala duket se janë të njëjtit që ditë më parë në të nëjëtën mënyrë sulmuan edhe objektin e medias që drejton Shala.

Kjo bëhet e ditur përmes një njoftimi të lëshuar nga të ashtuquajturit “Rugovasit”, të cilët kanë marr përsipër sulmin që ndodhi mbrëmë pas orës 22 me granatë dore në drejtim të shtëpisë së Shalës.

” Rugovasit” sulmin e mbrëmshëm e kanë cilësuar paralajëmrim, duke e kërcënuar Shalën me jetë nënë akuzën se po mbanë anën e Qeverisë .

“Sulmi ndaj Mentor Shals ishte vec paralajmerim. Nese ai njeri nuk jep meniher dorheqje pej RTK-së, jeta e tina esht ne rrezik. Aj njeri e ka ba RTK-në televizion qe ia man anen veq qeverise. Ai nuk po e qet opoziten veq pse po flet kundra demarkacjonit. Sidomos Vetvendosjen ku ia ka ndalu edhe ivtervisten qe ka pas me majt. I bejm thirrje qeverise me na marr seriozisht dhe mos me e ba demarkacionin, para se me pas viktima”, thuhet në njoftimin e tyre.

Shpërndaje në: