Studentja i shprehu ndjenjat publikisht shkrimtarit, ja ç’po ndodh tani mes saj dhe “Marrosësit të grave”
Rreth një muaj më parë në “Ka një mesazh për ty”, studentja Edona Paloka i bëri një surprizë shkrimtarit Amedeo Baçit duke i shprehur ndjenjat e saj haptazi.
Baçi, i njohur edhe si “marrosësi i grave” nuk e refuzoi atë, por tha që do i peshonte ndjenjat mes tyre për të kuptuar në vijim se çfarë kishte mes të dyve.
Pas kësaj daljeje publike, drejt shkrimtarit erdhën akuza të rënda për mashtrim nga zonja Lumturie Kodra. Ajo tha se shkrimtari e kishte bërë të dashurohej dhe kishte përfituar më pas nga kjo për t’i zhvatur rreth 10 mijë euro. Një teknikë që e përdorte edhe tek gra të tjera.
Akuzat vazhduan edhe disa javë më pas në emisione të ndryshme.
Por mesa duket marrëdhënia mes Palokës dhe Baçit vazhdon, duke e shtyrë studenten të bëjë një postim për shkrimtarin e saj të zemrës në “Facebook” ku hedh fjalë thumbuese ndaj Lumturie Kodrës.




