Legjenda e United tregon dyshimet e tij për 75 milionëshin Lukaku (Foto)
Manchester United konfirmoi se ka siguruar shërbimet e sulmuesit, Romelu Lukaku, për një shumë që besohet të jetë rretj 75 milionë funta.
Për këtë lëvizje ka folur ish mbrojtësi i klubit nga Old Trafford, tani analist, Gary Neville, transmeton Periskopi.
Ai në Twitter shkroi se nuk është tifoz i madh i sulmuesit belg sepse në shumë ndeshje të mëdha ai kishte dështuar.
Por nuk harroi ta cek se tani me skuadër më të mirë, Lukaku mund të jetë i suksesshëm, pasi nuk i mungon talenti. /Periskopi




