Mozziku ia bën bllok reperit të cilit u akuzua se ia “vjedhi” këngën (Foto)

Mozziku ia bën bllok reperit të cilit u akuzua se ia “vjedhi” këngën (Foto)

Pas publikimit te këngës Cocaina nga reperi Mozzik, mediat raportuan së kënga është “vjedhur” nga këngëtari S Loud e që kënga quhej “Lightskin”.

Por, një gjë të till e ka mohuar menaxheri i reperit Mozzik.

Kontaktuar nga Periskopi Meti Elshani tha që ” Jo kënga nuk është e vjedhur nëse e dëgjon ndonjë profesionist do ta kuptoj që këto këngë nuk kanë asgjë të përbashkët përveç fjalës ‘Cocaina’. Madje Mozzik në këtë këngë flet për femrat ndërsa S Loud flet për drogën, u shpreh ai.

Ndërsa sot  ‘Vipat e Bllokut’ në llogarinë e tyre në instagram kanë publikuar një bisedë ku këngëtari S Loud tregon që ka njohuri për këngë që ia ka “vjedhur” reperi madje ai tha që Mozzik e ka bllokuar atë në instagram.

Pse do ta ketë bërë një gjë të tillë reperi këtë nuk e dimë, por menaxheri i tij Meti Elshani u shpreh për Periskopin duke thënë së:” Ai ka të drejt ta bllokoje kë të donë”.

mOZZIK

Shpërndaje në: