Volejbollistja serbe “çartet” me turqit për Kosovën (Foto)
Volejbollistja serbe, Jovana Stefanoviq është ndjerë e ofenduar kur në një dokument ku ishte e vendosur harta e shtetit të Serbisë, me të drejtë krahas kufijëve të shtetit serb ishin shënuar kufijtë e shtetit të Kosovës.
Volebollistja e kombëtares së Serbisë, e cila po merr pjesë në një turne kualifikues për Kupën e Botës në Turqi, e ka “korrigjuar” vet këtë hartë dhe e ka bashkuar edhe Kosovën me territorin e Serbisë.
Duket se volejbollistja ka qenë e irrituar me dokumentin e lëshuar nga organizuesit e turneut, Turqinë.
Stefanoviq e ka publikuar në rrjetin social Instagram manovrimin e saj me dokumentin në fjalë.




