Hamilton refuzon t’ia jap dorën Sebastian Vettelit (Video)
Mbyllja e provave zyrtare të Çmimit të Madh të Austrisë, gara e së cilës zhvillohet nesër pistën e Spielberg, ka dhuruar një moment aspak të këndshëm.
Tri pilotët që zunë tri vendet e para, Valtteri Bottas, Sebastian Vettel dhe Lewis Hamilton, u rikthyen në pistë për intervistat e rastit. Në mbyllje të tyre, prezantuesi ka ftuar pilotët t’i japin duart njëri-tjetrit, veçanërisht Hamilton dhe Vettel.

Por Hamilton nuk pranon dhe në këto momente kthehet nga bokset, duke refuzuar shtrëngimin. “E kemi bërë këtë gjë më parë”, ka thënë nëpër dhëmbë Hamilton duke u larguar shkruan Telesport.
Duket qartë që marrëdhënia mes dy pilotëve nuk është aspak e mirë pas incidentit të dy javëve më parë në Baku. Ndoshta ata nuk preferojnë që një i tretë t’i urdhërojë t’i shtrëngojnë duart njëri-tjetrit.



