Mourinho: Nuk është sekret që kam qenë për një kohë të gjatë admirues i madh i Rooney

Mourinho: Nuk është sekret që kam qenë për një kohë të gjatë admirues i madh i Rooney

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka folur për herë të parë pas largimit të Wayne Rooney në drejtim të Evertoni-t.

Mourinho deklaroi se gjithmonë ka qenë një fans i madh i sulmuesit anglez.

“Nuk është sekret që kam qenë për një kohë të gjatë admirues i madh i Rooney. Ai do të mbetet në histori të klubit”, deklaroi Mourinho, transmeton Periskopi.

“Është shumë keq kur sheh lojtarë të mëdhenj që luajnë futboll më pak se që ata duan. Ai kërkoi të largohet drejt Evertonit”, shtoi Mourinho.

Portugezi theksoi që Wayne do t’i mungojë Unitedit, duke i dëshiruar suksese në aventurën e re.

Rooney pas 13 vitesh qëndrimi në Old Trafford është rikthyer në Goodison Park, aty ku e filloi karrierën. /Periskopi/

Shpërndaje në: