E fitoi të argjendtën me para borxh

E fitoi të argjendtën me para borxh

Sportet luftarake vazhdojnë t’i sjellin vendit tonë medalje nga arenat evropiane e botërore.

Është boksierja e njohur Donjeta Sadiku që i sjell Kosovës medaljen e argjendet nga Kampionati Evropian për Femra për të rejat, që u mbajt në Bullgari. Kampionia e botës dhe nënkampionia e Evropës, ka treguar performancë të lartë në këtë eveniment, edhe pse me pak fat ka mundur ta fitojë edhe medaljen e artë.

Ekspedita e Kosovës të dielën pasdite është rikthyer në Kosovë, ku më të arritur në Prishtinë, boksierja Donjeta Sadiku e Fjolla Qunaj, trajneri Besim Brahimi dhe zëdhënësi Latif Demolli në një konferencë për medie, folën rreth rrjedhës së garave në këtë kampionat, madje, ky i fundit kritikoi ashpër shtetin e Kosovës, e që sipas tij, po bëjnë shumë pak për sportistët e mëdhenj siç është Donejta Sadiku, e cila sipas Demollit, më para te huazuar përfaqësojë vendin tonë në këtë Evropian.

Nënkampionia e Evropës, Donjeta Sadiku tha se është e lumtur që Kosovës i sjell medaljen e radhës nga “tapetet” evropiane. Ajo tha se kundërshtaret e saj ishin te jetë të fortë, sidomos në duelin finale, ku sipas saj, pas tri meçeve radhazi në duelin finale kundër ruses ndihej pak sa e lodhur.

“Para se të nisem për Kampionatin Evropian, unë u nisa më një qëllim që t’i sjell të artën boksit të Kosovës, mirëpo, fati kësaj radhe nuk ishte siç dëshiroja unë, ia solla të argjendtën boksit kosovar, mirëpo, unë ndihem krenare që i kam sjell boksit kosovar edhe një medalje tjetër. Qysh në fillim të kampionati fati nuk ishte edhe në short, sepse qysh në fillim e isha përball favorites se atij kampionati dhe u ndesha me angleze, përsëri kisha edhe një kundërshtar të lartë me francezen, e poashtu edhe me hungarezen, dhe në finale me rusen, ku ndihesha pak e lodhur, sepse i kisha meçet më të vështira se që i kishte rusja, por ndihem krenare që i solla boksit kosovar medalje evropiane”, tha ajo.

Donjeta premton se sukseset e saj në kampionatet evropiane e botërore do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.Ndërkaq, trajneri i Donjeta Sadikut, njëhërit përzgjedhësi i Kosovës për femrat, Besim Brahimi, tha se është i lumtur me suksesin e Donjetës, edhe pse sipas tij, Donjeta ka qenë afër medalje së artë.

Tekniku prishtinas thotë Donjeta ka qenë e përgatitur mirë për këtë kampionat, sepse sipas tij, Donjeta ka punuar shumë gjatë përgatitjeve.

“Donjeta në Sofje të Bullgarisë ka bërë sparing me kampionen e botës, kampionen e Evropës në kategorinë 54 kg, ajo tash ka kaluar në 57 kg, ajo boksiere nuk ka mundur të bëj tre runda në sparing, ndoshta nuk ka qenë në atë formën e duhur, por duke u stërvitur dhe ajo një herë ka qenë në sparing dhe më nuk ka qenë, sepse sa herë që ajo vjen unë kërkoja dhe ajo më nuk bënte me sparing me Donjetën. Donjeta është një boksierë që është shumë punëtore, kjo ka dëshiron të bëj sparinge vetëm në kundërshtare të mira”, ka theksuar Brahimi.

Sukseset që po arrin Donjeta Sadiku në garat evropiane e botërore, pak po mbështeten nga shteti ynë.

Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), Latif Demolli, ka kritikuar Ministrinë e Sportit, Departamentin e Sportit dhe Komitetin Olimpik, sepse sipas tij, këto tri institucione po bëjnë shumë pak për boksin e Kosovës.

Ai tha se Kosova në këtë kampionat, sikurse vitin e kaluar, ka udhëtuar më para të huazuar, madje, Demolli bëri të ditur se me parat e Donjeta Sadikut u mundësua pjesëmarrja e boksiereve tona në Kampionatin Evropian për Femra.

“Është shumë interesant ne si sportista që institucionet që e kanë për detyrë siç është Ministria e Sporteve, Departamenti i Sportit, Komiteti Olimpik, të kujdesën për sportistë të mëdhenj siç është Donjeta Sadiku, është një neglizhencë jo vetëm këtë vit, por është që nga viti i kaluar. Sikurse vitin e kaluar që ishim në Kampionat në Turqi me para të huazuara, poashtu i njëjti problem na ka ndodhur edhe këtë vit, ku kemi huazuar para si për përgatitje në kamp e poashtu edhe në kampionat parat i kemi huazuar nga vet Donjeta Sadiku, nga ndjerësa e saj. Nuk është e rrugës, sepse memorandumet i kemi nënshkruar, parat duhet të qiten çdo tre muaj dhe se ka kaluar gjashtë muaj, dhe ne ende kemi borxhe qysh nga turneu Lah Nimani dhe nuk e di deri kur do të ndodhin këto neglizhenca.

Kjo është neglizhencë e Ministrisë së Sportit, Departamentit te Sportit, Komitetit Olimpike për një sportist që ka sjell medalje botërore e evropiane si Donjeta Sadiku”, ka pohuar Demolli.

Performancë të mirë në këtë Evropian, ka treguar edhe debutuesja në gara të këtij niveli, Fjolla Qunaj, e cila u eliminua në çerekfinale.

Shpërndaje në: