Wilshere drejt huazimit
Arsenali është gati të lejojë largimin e Jack Wilshere në formë të huazimit për këtë sezon, shkruan Sky Sports.
Anglezi është përballur me shumë lëndime në sezonet e fundit dhe kjo i ka pamundësuar paraqitjet e mira edhe pas rikthimit nga dëmtimet.
Në anën tjetër, konkurrenca e madhe në mesfushën e ‘topçinjve’ ka bërë që 24-vjeçari të mos e ketë të sigurtë vendin në formacionin bazë dhe zgjidhja e duhur nga londinezët shihet huazimi i tij te ndonjë skuadër. /Periskopi.com



