Kidës i dështon kënga, acarohen fansat (Foto)

Kidës i dështon kënga, acarohen fansat (Foto)

“Pe du” është kënga e cila tash e sa ditë po pritet nga fansat e Kidës.

Por sonte ata u zhgënjyen me pritjen e tyre, shkruan Indeksonline.

Kjo pasi që kënga e cila ishte paralajmëruar të publikohej në ora 18:00, është shtyrë për në ora 20:00.

Në pamundësi publikimi edhe në këtë orë, është paralajmëruar të publikohej në ora 22:00.

Ndërsa që ora po shkon drejt 23:00, kjo këngë ende nuk ka dalë në kanalin Youtube. Sipas një njoftimi të Kidës, bëhet fjalë për probleme teknike.

Por se për cfarë bëhet fjalë në realitet ende nuk e dimë./Indeksonline/

Shpërndaje në: