​James mbetet prioritet i Chelseat, Unitedit dhe PSG-së

​James mbetet prioritet i Chelseat, Unitedit dhe PSG-së

Chelsea, Manchester United dhe PSG janë klubet që janë duke bërë garë për sulmuesin e Real Madridit, James Rodriguez.

Mediet britanike raportojnë se dy klubet angleze dhe parisienët e Francës janë duke provuar që kolumbianin ta bëjnë të vetin.

Ish-ylli i Monacos, duket se numëron ditët tek Real Madridi, madje, ardhmja e mundshme e Dani Ceballos rrit është më shumë zërat për largimin e kolumbianit nga kampionët e Evropës.

James nuk ka kaluar periudhë të mirë në skuadrën e Zinedine Zidane sezonin e kaluar, dhe duket se ardhmja e tij do të jetë larg “Bernabeut”.

Shpërndaje në: