Lacazette do të udhëtojë me Arsenalin në turne, por jo dhe Sanchez
Fansat e Arsenalit paksa i ka kapur paniku pasi kanë mësuar skuadrën që do udhëtojë në turnet miqësorë.
Blerja më e re nga Lyoni, Alexandre Lacazette, do të udhëtojë me skuadrën, por ky nuk është lajmi.
Është Alexis Sanchez ai që nuk do të udhëtojë.
Duke lënë kështu të hapur mundësin për një largim të mundshëm nga Emirates dhe normalisht kjo nuk i ka pëlqyer fansave.



