Besnik Hasi ndryshon rregullat e Olympiacosit vetëm për të marrë shqiptarin në skuadër (Foto)

Besnik Hasi ndryshon rregullat e Olympiacosit vetëm për të marrë shqiptarin në skuadër (Foto)
 Është periudhë merkatoje dhe shumë nga lojtarët e Kombëtares duhet të ndryshojnë destinacion nga sezoni i shkuar.

 Një prej tyre është edhe mesfushori i Kombëtares U-21, Qazim Laçi.

Futbollisti që është në pronësi të Olimpiakosit ka marrë oferta nga skuadra franceze e Ajacios për të kryer një ndeshje testuese për 90 minuta, përpara se të firmosë për t’u huazuar në këtë skuadër.

Prej shumë kohësh ekipi grek nuk lejonte që futbollistët e saj të kryejnë teste përpara se të huazohen dhe duket se një rregull i ri është vendosur.

Mirëpo, përpara se të nisnin këto bisedime për kalimin e tij në Francë, ka qenë trajneri i ri i Olimpiakosit, Besnik Hasi, që ka marrë vendimin.

Trajneri gjakovar ka dhënë leje që shqiptari të huazohet.

Shpërndaje në: