Manchester United prezanton Lukakun (Foto)
Klubi i Manchester Unitedit ka prezantuar transferimin më të ri, sulmuesin belg, Romelu Lukaku.
Lukaku u largua nga Evertoni dhe nënshkroi një kontratë pesë vjeçare me skuadrën nga Old Trafford, shkruan Periskopi.
Besohet se shuma të cilën ka paguar Unitedi për shërbimet e futbollistit është rreth 75 milionë funta.
Romelu gjendet në ShBA, ku po pret t’iu bashkohet bashkëlojtarëve të tij të rinj, pasi skuadra e Jose Mourinhos po udhëton atje për turin para sezonal. /Periskopi



