Juventusi dhe Bayern Munichu arrijnë marrëveshje për transferimin e futbollistit

Juventusi dhe Bayern Munichu arrijnë marrëveshje për transferimin e futbollistit
Juventus ka arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit të Bayern Munchn, Douglas Costa.

Mediet në Itali shkruajnë se ‘Zonja e Vjetër’ ka arritur marrëveshje për Douglas Costan e Bayern Munich.

Është ‘Sky Italia’ që raporton se braziliani ditën e mërkurë do të mbërrijë në Torino për testet mjekësore.

Besohet se Juventusi do t’i paguajë Bayernit 40 milionë euro për 26 vjeçarin, që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Shakhtarit në Ukrainë.

Shpërndaje në: