Douglas Costa transferohet në gjigantin italian (Foto)

Douglas Costa transferohet në gjigantin italian (Foto)

Douglas Costa është shumë afër transferimit në Juventus.

Drejtori sportive i Juventusit, Giuseppe Marotta gjendet në Gjermani për ta finalizuar transferimin e tij në Torino.

Ditëve të fundit është raportuar se Costa është i vendosur për tu transferuar tek Juventusi, ndërsa nesër pritet të mbërrijë në Torino për testet mjekësore, shkruan “Football-Italia”, transmeton Periskopi.

Ishte vetë presidenti i Bajernit, Rummenigge ai i cili zbuloi marrëveshjen mes dy klubeve, ku lojtari pritet të jepet në formë huazimi me detyrimk blerjen verën e ardhshme për 40 milionë euro.

E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” njofton se Costa do t’i jepet një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon me të drejtë transferimin përfundimtar. /Periskopi/

Shpërndaje në: