Cilin kandidat për President të Amerikës po e përkrah Rita Ora?
Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, po del të jetë e interesuar edhe në politikë.
Ajo zakonisht publikon fotografi nga turnetë e saj në vende të ndryshme të jetës, e ndanë momente personale me fansat mirëpo janë edhe disa kauza me karakter politik të cilave po u del krah Rita.
Ditë më parë gjatë një paraqitjeje publike, Rita bëri thirrje për trajtim më njerëzor të refugjatëve, duke e rikujtuar kohën kur vetë ishte një refugjate nga Kosova në Angli. Ajo thotë që familja e saj është përballur me përbuzje dhe indiferencë e po ashtu edhe me racizëm.
Ndërsa tani në profilin e saj në instagram, ajo ka publikuar një fotografi të rrallë me përmbajtje historike. Në fotografi shihet Bernie Sanders, kandidati demokrat për president të Amerikës, tek qëndron i rreshtuar krah njerëzve me ngjyrë në protestën e tyre për të drejta civile.
Bernie, është fjala e vetme që ka shkruar Rita, duke treguar në këtë mënyrë se kë e përkrahë.



